23-vjeçarja e cila është ngacmuar seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, së Kosovës Numan Baliq, është rrëfyer së fundmi për ‘Klan Kosovën’.
Ajo shprehet se doktori ka dashur t’i tregojë pajisjet për shërimin e së bijës, e cila është e shtruar në spital prej 17 ditësh, por ai e ka future në dhomë dhe ka fikur dritën. Ndër të tjera shprehet se mjeku i ka thënë që po i mat pulsing, por ndërkohë ka nisur ta prekë.
“Më kapi përdore dhe më msheli mrena me zor. E mshelli derën dhe ndali dritën. I thashë çele derën se thirra sigurimin. Siç isha shtrirë, tha po du me ta mat pulsin e zemrën dhe tensionit. Më kapte, duke me më ledhatu. E shtyva dhe e çela derën dhe ika”, tha ajo.
Nuk është hera e parë që ish-ministri përfshihet në skandale të tilla seksuale, pork y është një rast i papranueshëm edhe për faktin se ka ndodhur në vendin e tij të punës, në Spitalin e Pejës.
Mediat bëjnë me dije se këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Tashmë është dërguar një urdhër për ndalim 48 orë për Baliqin.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=PvVeJDi3yXs&feature=emb_title