Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë një video të kryeministrit Edi Rama.
Në të shfaqen dy momente të ndryshme gjatë karrierës së tij.
Tabaku vë në dukje moskoherencën e kreut aktual të qeverisë në lidhje me atë që thotë.
Në vitin 2013 Rama shprehet se rruga nuk është zhvillim, ndërsa në 2020 sipas Tabakut ai trumbeton ‘lart e poshtë’ se po ndërton rrugë.
REAGIMI I PLOTE I ISH-DEPUTETES JORIDA TABAKU
I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.