Blogerja e njohur Armina Mevlani prej kohësh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.
Duke qenë shumë aktive dhe në rrjetet sociale, ajo ka folur dhe për organizimin e një dasme të mundshme mes saj dhe partnerit.
Rreth një vit më parë, Armina nisi me përgatitjet por planet mesa duket nuk shkuan në mënyrën që deshi, dhe shkak për këtë u bë pandemia e koronavirusit.
Ditën e djeshme ajo ka zgjedhur tu përgjigjet pyetjeve nga ndjekësit në Instagram.
“E shtyve dasmën për shkak të COVID-it?”, e pyeti njëri prej tyre.
Ndërkohë Armina nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Po, sepse mendoj se në një kohë si kjo nuk duhet të organizohen grumbullime. Shumë dasma janë vatra infektimesh për shumë njerëz. Qëndroni të sigurtë”.
Duket se ajo së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, e kanë patur çdo gjë gati, por pandemia ua ndërpreu hovin në mes.