Nga Diamila LEKA
Po, po! Ne jemi të rrethuar nga një shoqëri e papërgjegjshme. Për aq kohë sa u përballëm e po përballemi me mijëra jetë njerëzish të humbura nga ky virus, minimumi i reflektimit është përgjegjësia.
Gjatë karantinës ne u kujdesëm që të boshatisnim marketet e te blinim letra higjienike. Por nuk reflektuam. Harruam shumë shpejt.
Nisëm të lanim duart shpesh, të ruanim atë dreq distance, por harruam! Tani ka mbetur një mit, por prap nuk e zbatojmë. Sërish puthemi me mall të pashuar mbi 4 herë!
Nisëm të dilnim me orar të kufizuar, por duke përdorur maskat mbrojtëse, për mbrojtje të dyfishtë, të vetes dhe tjerëve. E neglizhuam dhe jo se harruam, por nuk e zbatuam. Madje ende nuk e zbatojmë.
Gjatë karantinës na u tha buza për atë të uruar kafe që zgjat 3 orë në lokal. Si fillim kërkonim gota plastike, por 3 ditë zgjati, u harrua.
Në qendra tregtare, në markete, dyqane, transport publik etj distanca individuale është zero. Kjo si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë sime, tendës e të tjerëve me radhë.
E kur na kërkojnë me detyrim maskën para se të futemi në bankë shajmë e ofendojmë nëpër dhëmbë se nuk jemi pajisur me të.
Të jesh i përgjegjshëm për veten por edhe për komunitetin në këtë situatë është detyrim dhe këtë gjë e mënjanojmë duke u shprehur se s’kemi gjë apo s’na gjen gjë. Por në të vërtetë na ka gjetur…