Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video me pamje nga rrugët e Tiranës.
Bëhet fjalë për një biznesmen, i cili ngre shqetësimin në lidhje me atë që po ndodh në “Rrugën e Durrësit”, ku po kryhen punime nga Bashkia Tiranë dhe për pasojë është bllokuar.
“Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” thekson Berisha.
“Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.
Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.
Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.
Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!”, shkruan qytetari duke kërkuar ndihmë.