Maska tashmë është kthyer në një mjet të domosdoshëm në përditshmërinë tonë.
Ndërkohë një porosi vjen për të gjithë njerëzit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas këtij institucioni duhen shmangur maskat me vrima, pasi nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane në udhëzimin e ri.
“Prandaj, CDC nuk rekomandon përdorimin e maskave, nëse ato kanë një valvul ose vrimë”, njofton më tej CDC-ja.
“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha mjeku John Ëhyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor ËebMD.