Moti do të vijë me surpriza ditën e sotme.
Mësohet se në të gjithë territorin e vendit do të ketë reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimit të IGJEUM, në qarkun e Korçës dhe Beratit priten reshje të dobëta, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokale të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31°C
në vendet e ulëta: 21/ 35°C
në vendet malore: 14 / 27°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.