Rastet pozitive me koronavirus mbeten të larta në të gjithë territorin e vendit.
Kjo ka detyruar Bashkinë e Pukës të mbyllë kopshtin dhe çerdhen e qytetit.
Njoftimin e ka bërë vetë Bashkia, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ku shkruan se është mbyllur çerdhja “Nënë Tereza dhe kopshti “Erjola Lluka”.
Në të dy institucionet do të kryhet dezinfektimi i ambientëve, ndërkohë nuk ka një lajmërim për datën e hapjes.
Postimi i Bashkisë Pukë:
Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.