Frid Murataj, 28-vjeçari shqiptar është rikthyer në qeli, vetëm pak kohë pasi ishte lënë në ‘arrest shtëpie’. Mediat italiane shkruajnë se Murataj është rikthyer sërish në burg dhe akuzohet për prodhim e tra.fik d.roge dhe tr.afik a.rmësh.
Por kush është Fridi Murataj?
I riu u vu në pranga në vitin 2019, në kuadër të një mega-operacioni që shkatërroi grupin italo-shqiptar që transportonte tonelata droge nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e Apelit të Leçes e dënoi atë me 2 vite e tetë muaj burg, ndërsa iu vendos edhe një gjobë prej 32 mijë eurosh.
Gjykata e Leçes dha dënimin me 136 vjet burgim për 5 shtetas italianë e 13 shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Fiori di Primavera”, me 12 shkurt të vitit 2019 nga Antimafia Italiane. Vendimi është marrë për 19 nga 27 personat e vënë në urdhër arresti (21 shqiptarë e 6 italianë) që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
Ai që u la i lirë ishte Klajdi Malo 24 vjeç, ndërsa në mungesë u dënua me 13 vite e 4 muaj heqje lirie si person i shpallur në kërkim shqiptari Dorian Pashaj 34 vjec.
Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Fiori di primavera” kanë marrë këtë denim ishin: Fatmir Xhelili 13 vite burg; Dorian Alikaj 1 vit burg; Luka Beqiraj 4 vite e gjysëm burg e 24 mijë euro gjobë; Mehdi Beqiraj 3 vite burg e 10 mijë euro gjobë; Arbinor Hoxhaj 6 vjet e 8 muaj burg; Klaudio Fani 8 vite e gjysëm burg; Altin Avduramani 9 vjet e 4 muaj burg; Kristian Nuredinaj 8 vjet e 8 muaj burg; Raul Zenunaj, i njohur me nofkën Babo o Babushi është dënuar 18 vite burg; Kujtim Elmazi 6 vjet e 8 muaj burg; Bilbil Kabello 6 vjet e 4 muaj burg: 1 vit e 8 muaj burg si dhe 6 mijë euro gjobë për Fridi Murataj nga Vlora, shkruan ora neës.
Dënim me burg është marrë dhe për 5 shtetasit italianë: Grianfranco Contestabile me 5 vite burg e 24 mijë euro gjobë; Salvatore Santoro 5 vite burg e 30 mijë euro gjobë; Francesco Tarantini 3 vite e 4 muaj burg e 16 mijë euro cash; Davide Melaca 2 vite burg e 5 mijë euro gjobë; Giancarlo De Simone 10 vite e 8 muaj burg.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Droga trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria në Itali depozitohej në Salento e më pas transportohej në të gjithë territorin italian, transmeton Klan Kosova. Përveç drogës trafikohej dhe armë e municione.
Dosja e hetimeve zbardhi edhe komandimin e trafikut të drogës nga burgu. Fatmir Xhelili, ishte kryetar grupi. Ai reuzltoi të ishte përgjegjës për të paktën katër episode të trafikun të drogës, ku në total përllogaritet sasia prej 2.8 ton. Anëtarët e këtij grupi kriminal flisnin në mënyrë të koduar ku drogën e quanin me emrin “Goma Michelin”.
Në rast se ata kërkonin drogë, thonin në telefon:…dua të blej goma për furgonin, nga ato Michelin…”, dhe më pas vijon me përcaktimin e pazarit të drogës.
Por ndryshe nga grupet e tjera të arrestuara, ky grup me qëndër në Vlorë, dhe që drejtohet nga Fatmir Xhelili, e kishte vijuar aktivitetin, edhe pasi në burg kishte rënë organizatori. Ky i fundit kishte mobilizuar vëllain Erion Xhelili dhe gruan e tij Isida Xhelili.
Ndërsa Ajet Çepaj rezulton të jetë ndërmjetës mes Fatmir Xhelilit, furnizues i pjesës së drogës dhe grupit kriminal i zonës në Siçili. Artur Malo, u jepte mbështetje logjistike skafistëve Kujtim Elmazi e Fridi Murataj. Malo merrte pjesë në takimet me anëtarët e grupit, përgatiste në transportin e drogës në Sicili, duke u kujdesur edhe në mbledhjen e disa anëtarëve për llogari të Xhelilit.