• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dy vrasjet në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohen dy autorët e dyshuar

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dy vrasjet në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohen dy autorët e dyshuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 29 korrik në Elbasan, ku mbeti i vrarë Regis Runaj.

Janë vënë në pranga 2 personat që dyshohen për vrasjen e të riut.

Autorët e dyshuar janë Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe dhe Euglen Halilim 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Ata dyshohen se kanë vrarë edhe Emiljano Ramazanin, pasi dy viktimat ishin shokë me njeri tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkumbini”.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. R.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 10-ditore, zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi R. R.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e qarkut. Me grupe hetimore të dedikuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të informojnë në numrin 1122 dhe Komsiariatin Dixhital për çdo paligjshmëri dhe informacion në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarje kriminale, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.

Pas

I kërkon llogari për mosvendosjen e rripit të sigurimit, polici në shërbim zbret nga makina dhe i mer celularin me forcë

Para

Në gjendje të rëndë/ Artisti Arben Bajo i intubuar tek Infektivi: Ka nevojë urgjente për gjak

Para
Detaje të reja/ Si u infektua në spital pacienti që ndërroi jetë nga COVID19 në Tiranë, preken dhe 4 familjarë

Në gjendje të rëndë/ Artisti Arben Bajo i intubuar tek Infektivi: Ka nevojë urgjente për gjak

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar