Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shpejtësi skëterr/ “Fluturon” me 239 km/h në kulmin e trafikut, policia i heq patentën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shpejtësi skëterr/ “Fluturon” me 239 km/h në kulmin e trafikut, policia i heq patentën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme janë kryer kontrolle rrugore nga policia në disa akse të ngarkuara. Dhjetra shoferë janë kapur në shkelje.

Policia ka bërë publik rastin e një drejtuesi i cili në mes të ditës dhe me trafik të rënduar ishte duke udhëtuar me 239 kilometra në orë, pra me dyfishin e shpejtësisë së lejuar.

Bëhet me dije se janë hequr 17 patenta, ndërsa Policia Rrugore ka bërë apelin për qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit. Gjithashtu u kujtojnë se shpejtësia e lartë mund të sjellë pasoja të rënda, deri te humbja e jetës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elabasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.

Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.

Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.

239 km/h, në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë.

19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh: Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

https://streamable.com/7esqkq

Pas

Aksident i rëndë në Peqin/ Përplasen 2 motorra, humb jetën 49-vjeçari

Para

Zbardhen dokumentet/ Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit ka qenë përfaqësuesi ligjor i Ylli Ndroqit në Itali

Para
E BUJSHME/ Ylli Ndroqi në telashe, SPAK merr vendim: Ti sekuestrohet pasuria

Zbardhen dokumentet/ Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit ka qenë përfaqësuesi ligjor i Ylli Ndroqit në Itali

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
09:50 | 07/08/2026
0

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

nga Fast News
09:30 | 07/08/2026
0

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

nga Fast News
09:12 | 07/08/2026
0

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

nga Fast News
09:00 | 07/08/2026
0

Recent News

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

09:50 | 07/08/2026
Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

09:30 | 07/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora