Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka humbur një nga njerëzit e tij më të afërt. Lajmin e ka bërë publike vetë aktori, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Pak minuta më oarë Bes ii ka dhënë lamtumirën mikut të tij të ngushtë dhe i shkroi fjalët më të ndjera.
“Lamtumirë shoku im i mirë.
Vërtet të pabesueshme janë ndarjet prej jetës me njerezoret si ty, me miresinë e zemrës dhe buzeqeshjen e stampuar në fytyrën tënde që largon trishtimin.
Por sot trishtueshem na ka mbet veç e qeshura jote dhe kujtimet. Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishe.
I lehtë dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh!”-shkruan në postimin e tij në Instagram Besi.