Shpërthimi i fuqishëm që tronditi Beirutin pak ditë më parë do të mbahet mend gjatë nga të gjithë.
Kjo tragjedi shkaktoi qindra viktima e mijëra të plagosur duke shkatërruar dhe ndërtesat përreth.
Deri më tani të paktën 137 persona kanë humbur jetën dhe 5000 numërohen të plagosur.
Ndërkohë kanë dalë imazhe nga satelitët që tregojnë dëmin e madh që ka pësuar Beriuti.
Kryeqyteti libanez ishte mësuar me skena të tilla prej luftërave po jo prej një incidenti si ai i 3 ditëve më parë.
Depot me ilaçe e vaksina janë dëmtuar dhe qendra më e madhe e dializës në Beirut u shkatërrua plotësisht.
Qendrat tregtare, restorantet dhe tregjet në qendër nuk i shpëtuan dëmit. Vitrinat dhe dritaret e dyqaneve u copëtuan nga shpërthimi. Kreu i qytetit Marëan Abboud, tha se rindërtimi i pronave publike dhe atyre të trashëguara do të kushtonte miliarda dollarë.
Ndërkohë njerëzit në Beirut kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë për shpërthimin që thuhet se ndodhi për shkak të neglizhencës dhe kanë shpërthyer në protesta. Shumë njerëz akuzojnë autoritetet për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.