Izolimi i Emiliano Shullazit në regjimin special “41 bis”, ka bërë që avokati i tij Vladimir Meçe të ankimojë vendimin.
Ndërkohë ai rendit dhe argumentet përkatëse përse e kundërshton një gjë të tillë.
Avokati shprehet se nuk është aspak dakord me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë sipas të cilit ka një sërë shkeljesh.
Vladimir Meçe argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë.
Ndërkaq ai thekson se Shullazi ka punuar në bibliotekën e burgut dhe ka pasur një sjellje të mirë, por papritmas, sipas tij, u shëndrua në armik publik.
“Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.
Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qernieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. (…).
Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”, shkruhet mes të tjerave në dokument.