Biznesmenit Ylli Ndroqi iu sekuestruan pronat, mes tyre edhe Tv Ora, pasi SPAK pretendon se nuk justifikohen të ardhurat për blerjen e këtij televizioni.
Ndërkohë, avokati i tij, Alban Qafa tregoi nëpërmjet dokumentave se televizioni i është blerë shtetases Ilda Prifti, në atë kohë 18 vjeçe.
Shifra e televizionit ka kapur vlerën e 24 milionë lekëve dhe është firmosur blerja në 12 nëntor të 2007.
Alban Qafa: Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare. Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora Neës dhe RTV Ora. Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.