Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin.
Mësohet se katër pjesëtarë të një familjeje i ka zënë furtuna në det duke mbledhur rrjetat.
Për fat të mirë ka shpëtuar babai dhe dy djemtë, por nëna ende rezulton e zhdukur.
Ajo nuk ka qenë në varkë kur polumbarët kanë shkuar pranë varkës së mbetur te shpella e Pëllumbave.
Ndërkohë një prej djemve 25 vjeç, është në gjendje më të rëndë dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Policia vijon kërkimet për gjetjen e gruas.