• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“I lutem Zotit për popullin e Libanit” flet shqiptari që ka jetuar në Bejrut: U tmerrova, spitalet u mbushën plot

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
“I lutem Zotit për popullin e Libanit” flet shqiptari që ka jetuar në Bejrut: U tmerrova, spitalet u mbushën plot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

E gjithë bota është e tronditur nga shpërthimi që ndodhi dje në kryeqytetin Bejrut të Libanit.

Pas pamjeve të rënda dhe shifrave tragjike me deri tani 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, shumë njerëz e kanë komentuar këtë ngjarje.

Njëri prej tyre është dhe Arianit Shehu, drejtuesi i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për klankosova.tv tha se shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Beiurit të Libanit ishte i tmerrshëm.

“Sipas informatave të para, duket që shpërthimi ka ndodhur pas një zjarri në depon e materialeve të rrezikshme, por jo eksplozivë, në depon e portit të Beirutit. Raportet fillestare theksojnë se shkak i këtij shpërthimi ka qenë nitrat amoniumi, i cili ka qenë i deponuar aty. Deri tani është raportuar për më shumë se 75 të vdekur dhe rreth 7,000 të lënduar, por supozohet për shumë më shumë viktima”.

Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.

“Të gjitha spitalet e Beirutit janë stërmbushur me të lënduar të shpërthimit. Gjithçka në radius prej 2 kilometrave është shkatërruar, dëmtime të rënda janë raportuar në radius prej 12 kilometrave dhe dëme të tjera. Thyerje të xhamave janë raportuar në radius prej 22 kilometrave”.

Por, tragjedia nuk mbaron këtu për popullin e Libanit. Sipas Shehut, vendi edhe ashtu i rënduar nga aspekti ekonomik, mund të përballet me varfëri pasi u shkatërruan edhe depot e grurit.

“Në vazhdim, porti i Beirutit i cili tanimë është dëmtuar rëndë, është porti kryesor për import dhe eksport. Gjithashtu, rezervat shtetërore të grurit që kanë qenë te deponuara afër portit janë shkatërruar duke rrezikuar të dërgojë Libanin në varfëri edhe më të madhe. Libani gjatë muajve të kaluara ka qenë i trazuar nga rënia ekonomike dhe jostabiliteti financiar dhe gjithashtu nga pandemia e COVID-19”.

Shqiptari që ka jetuar në Beirut disa vite është prekur rëndë pasi kishte edhe lidhje emocionale me këtë qytet – më të veçantin në botë, sipas tij.

“Jam i tmerruar sot me shpërthimin në depon e portit të Beirutit. I lutem Zotit sot për popullin stoik të Libanit dhe qytetarëve të Beirutit, si dhe për miqtë dhe kolegët e shumtë të mi atje. Beiruti ka qenë shtëpia ime dhe për të gjithë që kanë jetuar aty, Beiruti gjithmonë do të mbetet qyteti më i veçantë dhe më i bukur në botë”.

 

 

Pas

Moti i keq në vend shkakton dëmet e para, ja çfarë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Para

Aksident fatal në Elbasan/ Përplasen 3 makina, humb jetën një grua e plagosen të tjerë

Para
Aksident fatal në Elbasan/ Përplasen 3 makina, humb jetën një grua e plagosen të tjerë

Aksident fatal në Elbasan/ Përplasen 3 makina, humb jetën një grua e plagosen të tjerë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar