Ditën e sotme një banesë në Fushë-Krujë ka rënë pre e maskave. Grabitësit kanë vjedhur një shumë parash në shtëpinë e shtetasit Isuf Çela.
Ky i fundit ka dhe një biznes ku riparon pajisjet elektroshtëpiake. Nuk dihet ende sasia e parave të vjedhura.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “S.M.T”, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.
Ndërkohë, nuk ka asnjë pistë për të zbuluar indetitetin e autorëve.