Pandemia ka pushtuar botën prej më shumë se 8 muajsh tashmë.
Situata vijon të jetë shqetësuese në të gjithë globin pasi shifrat e të prekurve vinë në rritje, po ashtu dhe viktimat.
Në lidhje me këtë ka folur dhe virologia e njohur italiane Ilaria Capua.
Ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të fundit.
Capua shprehet se pandemia COVID19 nuk ishte një befasi për të, pasi i studion këto raste prej 30 vitesh tashmë.
Në deklaratën e saj ajo ka hedhur poshtë idenë se koronavirusi doli nga një laborator duke treguar se lindin nga kafshët, por ajo i ka bërë thirrje të njerëzve që të nxjerrin një mësim nga e gjithë kjo situatë.
“Unë e kam studiuar këtë temë për më shumë se 30 vjet në laborator, sepse këto viruse lindin gjithmonë nga rezervuari i kafshëve. E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi! Nuk isha aq e befasuar. Ne duhet të kuptojmë mesazhet që kjo pandemi po na i përplas në fytyrë. Një pandemi nuk ju shpëton nga tjetra, ndodhin pandemitë, do të vijë një pandemi tjetër. Kjo pandemi është duke na ulëritur se qytetet, nuk po ia dalin dot.
Ne që jemi marrë me shkencë për një kohë të gjatë duhet të bëjmë një vetëkritikë të madhe. Për një kohë të gjatë ata u thanë vendimmarrësve, politikanë, sipërmarrës, intelektualë që do të vinte një pandemi. Por askush nuk e besoi. Ne kemi një përgjegjësi të madhe, shkenca nuk duhet të zbulohet, por duhet të jetë e endur në arsyetim dhe në jetën e përditshme.”- u shpreh Capua.