• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nënat nuk ikin kurrë”/ Xhunga kujton nënën e kryeministrit: Ja pse nuk e intervistova kurrë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Nënat nuk ikin kurrë”/ Xhunga kujton nënën e kryeministrit: Ja pse nuk e intervistova kurrë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme u nda nga jeta nëna e kryeministrit, Aneta Rama.

Gazetarja Rudina Xhunga ka ngushëlluar familjen Rama për këtë humbje të madhe. Ajo sjell në kujtesë herën e parë kur e takuar dhe shkruan se Aneta ishte një grua e mençur dhe fisnike.





Mesazhi i plotë:

Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.

Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.
Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.

E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.

Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. ”

Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”

Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m’u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.

Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.

Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!” Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”

Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. “Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m’u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”

Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç’fat të kesh nënë të mençur.

Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.

U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!

Pas

Pandemia/ Rëndohet bilanci, humbin jetën 4 person e rritet numri infektimeve

Para

Rina nuk ndalet, poston foto nudo nga vaska

Para
Rina nuk ndalet, poston foto nudo nga vaska

Rina nuk ndalet, poston foto nudo nga vaska

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar