Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Lista e qyteteve që shpenzojnë më tepër për argëtim, Lezha ka një rritje të ndjeshme

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Lista e qyteteve që shpenzojnë më tepër për argëtim, Lezha ka një rritje të ndjeshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e ka kushtëzuar pothuajse tërësisht mënyrën se si njerëzit, kryesisht të rinjtë, e kalojnë kohën, apo dhe argëtohen këtë verë, sidomos pas ndalimit të muzikës dhe lokaleve të natës në bregdet dhe mbylljes të kinemave e shfaqjeve teatrale.

Por, mesatarisht çdo vit, shqiptarët shpenzojnë rreth 3.1% të vlerës së shtuar bruto në vend për argëtim e kulturë, që për vitin 2018, kur janë dhe të dhënat e fundit të INSTAT, i korrespondon një shume prej rreth 360 milionë euro.

Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.

INSTAT, në publikimin për prodhimin e brendshëm bruto rajonal të vitit 2018, publikuar së fundmi, ka bërë dhe ndarjen e shpenzimeve për argëtim sipas rajoneve.

Rekordin e mban si gjithmonë kryeqyteti. Qytetarët e Tiranës shpenzojnë 4.8% të parave të tyre për t’u argëtuar, një përqindje që ka mbetur e pandryshuar në raport me vitin e mëparshëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në vend të dytë vijon të mbetet Korça, e cila vitet e fundit është bërë një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe për të huajt. Por, në 2018-n, pesha e shpenzimeve për argëtim është ulur nga 2.9% vitin e mëparshëm në 2.6%.

Lezha renditet e treta, me 2.6% të vlerës së shtuar bruto që shkon për argëtim, me rritje të ndjeshme nga 2% vitin e mëparshëm.

Tendencë në rritje kanë shënuar dhe Vlora e Shkodra, duke arritur në 2.4% secila.

Më pas renditet Durrësi, që ka shënuar rënie, nga 2.4% në 2%.

Por, tkurrja më e madhe ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, që më parë “konkurronte” me Tiranën për peshën e lartë të shpenzimeve për argëtim. Pas mbylljes së burimeve të paligjshme të parave që vinin nga zonat e Gjirokastrës, qyteti duket se është bërë më “dorështrënguar’ për të derdhur para në shpenzime që nuk janë të domosdoshme.

Kukësi dhe Dibra, që janë dhe qytetet më të varfra në vend, renditen nga fundi i listës.

Por, qyteti në Shqipëri, që pothuajse nuk argëtohet fare është Fieri, që është një nga qytetet më të mëdha në vend, pas Tiranës e Durrësit. Banorët e Fierit shpenzojnë më pak se 1% të vlerës së shtuar bruto për të dalë, shkuar në kinema, apo aktivitete të tjera.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%). /Monitor/

Pas

Oriola Marashi shtrihet në rërë e mbulohet me gjethe, pozë tejet sensuale

Para

Parashikimi i motit/ Të paparashikueshme surprizat e ditës së premte

Para
Parashikimi i motit/ Ja si do të jenë temperaturat ditën e mërkurë

Parashikimi i motit/ Të paparashikueshme surprizat e ditës së premte

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

nga Fast News
12:56 | 18/02/2026
0

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

nga Fast News
12:45 | 18/02/2026
0

Si të arrini punën e ëndrrave tuaja

Si të arrini punën e ëndrrave tuaja

nga Fast News
10:00 | 18/02/2026
0

Paradoksi i shifrave/ Vetëm 1 në 4 turistë që hyri vjet në Shqipëri u akomodua

Paradoksi i shifrave/ Vetëm 1 në 4 turistë që hyri vjet në Shqipëri u akomodua

nga Fast News
09:24 | 18/02/2026
0

Recent News

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

12:56 | 18/02/2026
Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

12:45 | 18/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora