• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pasojat e frikshme të pandemisë/ Të ardhurat e çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Pasojat e frikshme të pandemisë/ Të ardhurat e çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 euro). Në krahasim me një vit më parë, këto të ardhura pritet të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar.

Kjo është hera e parë, të paktën në dekadën e fundit, që të ardhurat për frymë vlerësohen në ulje. Arsyeja kryesore lidhet me pasojat që pandemia e Covid ka dhënë në ekonomi. Për 2.84 milionë banorë që ka vendi, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë në rreth 770 milionë euro.

Humbja e këtyre të ardhurave, sipas parashikimit të qeverisë, pritet të rikuperohet me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në 604 mijë lekë (PBB për frymë) në vitin 2021 dhe 648 mijë lekë në vitin 2022.

Sipas parashikimeve në Kuadrin makroekonomik, pas recensionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikuar në -4.3%, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5.9% në vitin 2021 dhe të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4% gjatë periudhës afatmesme në vijim. Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9% respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Kuadri makroekonomik parashikon që norma e papunësisë të rritet në 13.8% në 2020-n, nga 12% në fund të 2019-s, ndërsa numri i vendeve të punës do të ulet lehtë me 0.2%. Por, rikuperimi pritet i fortë dhe papunësia pritet të bjerë sërish në 10.9% në vitin 2021 dhe 9.4% në vitin 2022.

Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 2.4% në vit gjatë viteve 2021–2023. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës. Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pak a shumë të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik.

Rrjedhimisht pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Pavarësisht zgjerimit të pritshëm të punësimit në afatin e mesëm, sërish produktiviteti i përgjithshëm i punës pritet të ketë një përmirësim të lehtë gjatë kësaj periudhe.

Nga do të vijë rritja

Në periudhën afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej do të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrje më të lartë.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme (2021–2023) parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.8% në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 3.4 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB-së-së. Ndërsa investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mbi nivelin 3.1% në vitet 2021–2023, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 0.7 pikë përqindje në vit. Revista Monitor

Pas

Sot seanca për ndryshimet Kushtetuese/ Opozita e Bashkuar ultimatum: Dënojmë braktisjen e dialogut nga PS

Para

Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Mysliman jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

Para
Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Mysliman jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Mysliman jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

Recent News

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

09:35 | 07/11/2025
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

09:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar