• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pas 3 vitesh/ Zbardhet vrasja e dyfishtë që tronditi Lushnjen, ja kush janë personat e shpallur në kërkim

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pas 3 vitesh/ Zbardhet vrasja e dyfishtë që tronditi Lushnjen, ja kush janë personat e shpallur në kërkim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 3 vitesh Policia ka zbardhur vrasjen e dyfishtë që ndodhi në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, më 11 tetor 2017.

Aty mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.





Uniformat blu bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle për arrestimin e 3 personave, mes të cilëve edhe Laert Haxhiun, i dënuar më parë me 18 vjet burg, por nuk ka mundur t’a gjejë. Ndërsa Orgest Bilbilit, i arrestuar në Tiranë pak muaj më parë, iu komunikua akuza në vendin ku ndodhet i paraburgosur.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

“Sot më datë 28.07.2020 u organizua operacioni policor i koduar “Sarava”, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila, bazuar në provat e siguruara nga hetimi i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Laert Haxhiu, 28 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Orgest Bilbili, 30 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, i dënuar më parë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ”Trafik narkotikësh”;

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar më parë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Për shtetasin Orgest Bilibili u bë ekzekutimi i vendimit të datës 25.07.2020 në IEVP Tiranë, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Gjithashtu, gjatë operacionit policor “Sarava”, nga ana e Policisë së Lushnjës, DVP Fier, FNSH Fier dhe forcat speciale RENEA janë ushtruar kontrolle në 13 banesa.

Nga kontrolli i këtyre banesave janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30000 dollarë amerikan, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.

Në lidhje me sendet e paligjshme të gjetura dhe të sekuestruara gjatë kontrolleve u proceduan penalisht shtetasit L. Z., 36 vjeç, R. Z., 23 vjeç dhe H. T., 17 vjeç.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Pas

Pandemia po bën namin, ISHP i habit të gjithë me vendimin: Të hapen pishinat

Para

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri pesimist: Na bllokoi opozita jashtëparlamentare

Para
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri pesimist: Na bllokoi opozita jashtëparlamentare

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri pesimist: Na bllokoi opozita jashtëparlamentare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar