• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ka ndryshuar mënyra e shfaqjes” Brataj flet për virusin: Ke temperaturë dhe ja çfarë ndodh pas 10 ditësh

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ka ndryshuar mënyra e shfaqjes” Brataj flet për virusin: Ke temperaturë dhe ja çfarë ndodh pas 10 ditësh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në lidhje me situatën nga pandemia në vend ka folur dhe drejtori i Qëndrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj.

Ky i fundit ka shpjeguar se gjendja nuk është e mirë dhe se nuk mund të përballohet pa ndihmën e qytetarëve.





Gjithashtu Brataj shtoi se ka ndryshuar disi mënyra e shfaqjes por jo se nuk është virusi agresiv.

Sipas tij pacienti ka temperaturë dhe pas 10-12 ditësh mushkëritë i preken nga të dyja anët.

“Duhet që në ta përballojmë në institucionin shëndetësor, por kjo mund të bëhet me mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ajo që është treguar gjithmonë është se karantina ka lindur sepse nuk kishte mënyrë tjetër dhe kjo do të thotë distancim. Më shumë mendoj po e shpërndajmë nëpërmjet përqafimeve, puthjeve apo takimit të njerëzve.

Tani po e shpërndajnë më shumë ato grupmosha që janë të papërgjegjshëm, kuptohet se janë edhe më të vrullshëm nga mënyra e jetesës së tyre. Mosrespektimi më i madh është tek grupmosha e të rinjve dhe në spitale po vijnë prindërit e tyre. Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Ilaçi numër një është ndërgjegjësimi. Ky ka qenë një proces dinamik që në zanafillën e vet.

Tani thuajse ka ndryshuar disi mënyra e shfaqjes, por jo se nuk është virusi agresiv. Tani po jep komplikanca shumë herë. Ke temperaturë dhe pas 10-12 ditësh shikon që mushkëritë i ke të prekura nga të dyja anët. Duhet edhe shumë kujdes nga ana jonë. Shërueshmëria vazhdon të jetë e lartë, por edhe përqindja e të infektuarve që nuk shfaqin simptoma vijon të jetë e lartë”, tregoi Brataj për programin “ABC e mëngjesit”.

Pjesë nga biseda në studio:

Si shpjegohet ky lloj shpërthimi në këtë periudhë me këtë përqindje të lartë. Me numrin e testeve që bëjmë ne dhe me numrin e infektimeve që kapim me atë numër të kufizuar testesh duket se mund të jemi gati te gjysma e popullsisë të prekur.

Brataj: Të gjitha kanë influencën e tyre. Viruset i kanë pasur karakteristikat e temperaturës së lartë. Vërtet vaksinimi, temperatura janë faktor dobësues të viruseve. Ky virus po na tregon dinamik dhe disa atipik që ndoshta nuk i njohim akoma.

Me fillimin e hapjes së masave kisha bërë një grafik se që nga 4-maji deri tani se si i është përgjigjur 2-3 javë pas hapjes me një pikë të numrit të të infektuarve. Kjo tregon se shtimi i kontakteve është në përpjesëtim të drejtë me rritjen numrit të infektuarve. Sa më shumë rritet numri, rritet numri i pacientëve. Rritet numri i pacientëve, rritet numri i pacientëve në terapi intensive dhe kjo sjell rritje të numrit të viktimave.

Po ashtu Brataj tha se ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmtohet alveola, pra indi pulmonar.

“Ka të sëmurë me covid që nuk kanë sëmundje tjetër dhe kanë pasur fatalitet. Është agresivë tek të gjithë. Komplikanca më e madhe është dëmtimi i mushkërive. Dëmtimi i mushkërive në atë periudhë agresiviteti çon në insuficiencë respiratorë.

Po të kalosh atë periudhë siç i ka ndodh shumë të tjerëve dhe siç më ndodhi personalisht, shihet se u rikuperohet mushkëria. Në skanerin e dytë pashë mushkërinë time që e kisha 99% të rikuperuar. Ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmton indin pulmonar.

Më shumë dëmton enët e gjakut, ku bëhet shkëmbimi i gazrave dhe atë periudhë të shkurtër ku ka një dëmtim maksimal duhet që ai dëmtim i mushkërisë të bllokohet, pasi është në rrezik jeta e njeriut për arsye të mosfunksionimit të indeve. Ndaj duhet të monitorohet më saktë nga mjeku i familjes, nga ne, por edhe nga vetë pacienti”, tha Brataj.

Pas

Çfarë po ndodh? Një ditë pas takimit me Ramën, ambasadorët e huaj ‘zbarkojnë’ në selinë e PD

Para

“Do ia plas në fytyrë” Lefter Maliqi paralajmëron konferencë të fortë, ultimatimumi për Ramën

Para
“Do ia plas në fytyrë” Lefter Maliqi paralajmëron konferencë të fortë, ultimatimumi për Ramën

“Do ia plas në fytyrë” Lefter Maliqi paralajmëron konferencë të fortë, ultimatimumi për Ramën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar