Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është një nga figurat më të preferuara të muzikës.
Edhe pse karriera e saj tashmë po përjeton kulmin në skenat ndërkombëtare, ajo kurrë nuk e harron prejardhjen se nga vjen.
Kështu, së fundmi Dua në një intervistë për emisionin Hot Ones, ka provuar ushqime me salca të ndryshme, njëra më djegëse se tjetra.
Për një moment ajo është pyetur se cili është ushqimi shqiptar që ajo preferon më shumë.
“Oh, ajvar” u përgjigj Lipa ndërsa tregoi procedurën e cila duhet ndjekur deri te produkti.
Pas kësaj, ajo përmendi edhe disa ushqime të tjera, për të cilat kishte folur edhe në disa intervista paraprake.
Për një gjë të tillë kanë reaguar mediat serbe, duke proklamuar se ajvari është ushqim i tyre dhe jo i shqiptarëve.