Pas një jave të ngarkuar politikisht, duket se presidenti Meta ka vendosur të largohet nga zhurma e kryeqytetit.
Këtë herë ai ka zgjedhur jugun e vendit për të shijuar momentet e qetësisë.
Kreu i Shtetit si rrallë herë, ka publikuar dy foto ku shfaqet së bashku me bashkëshorten, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, si dhe dy vajzat me djalin.
Ata ndodhen familjarisht në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.
Që aty presidenti i uron shqiptarëve një mbrëmje të këndshme.
“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta.