Në kuadër të masave kundër përhapjes së mëtejshme të virusit dhe përshkallëzimit të pandemisë, policia dhe ministria e Shëndetësisë kanë vendosur që të mos lejojnë zhvillimin e një eventi boksi në qytetin e Vlorës.
Por ky vendim i marrë në minutën e fundit ka sjellë reagimin e fortë të boksierit Albi Sorra.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përmendur dhe organizatorin Alban Alikaj, e ka cilësuar këtë vendim si absurd dhe një tentativë për të dëmtuar nismën e tyre për ta ringritur sportin e boksit në Shqipëri.
Ai shkruan në reagimin e tij se përveç dëmit të madh moral dhe absurditetit për kohën kur merret si vendim, ka shkaktuar edhe një dëm prej 7 mijë eurosh, të cilat tashmë ishin investuar për këtë event.
Më poshtë reagimi i plotë:
Me vjen keq t’ju bej me dije se mbremja e boksit planifikuar mbreme ne Vlore me 25 korrik u anullua per shkaqe te paqarta qe lidhen me Covid-19.
Ne kete aktivitet ishin planifikuar 15 duele profesionsite qe ndodh rralle ne Shqiperi, aq me teper ne nje kohe pandemia. Sepse boksi profesionist ka kosto te madhe financiare dhe anullimi i nje eventi te permasava te tilla sjell nje fundosje ne aspektin financiar, ne kete rast isha une dhe Alban Alikaj qe morem kete goditje.
Pse duhet te merrnim kete goditje une edhe Alban Alikaj?????
Sepse ne sebashku me shume shoke tane qe na mbeshtesin dhe duan sportin e boksit po kerkojme ta kthejm kete sport ne sportin me te ndjekur pas futbollit. Sepse aftesite tona friksojne shume njerez.
Ne me pak se 2 vjet une personalisht me ndihmen dhe bashkepunimin e kolegeve dhe shokeve te ndryshem kemi organizuar 8 mbremje boksi, mbreme duhet te ishte mbremja numer 9.
Ka ndodhur ndonjehere me perpara nje promovim i ketyre niveleve ne Shqiperi??? Komuniteti I boksit asnjehere nuk ka pasur nje mundesi te tille ne te gjithe historin e ekzistences se tij.
Armiku me i madh eshte mes nesh.
PO CFARE NDODHI????
Urdhri Nr. 326 Date 15.05.2020 ne fuqi “Per kufizimet e aktiviteteve sportive” : thuhet se aktivitetet sportive ne ambjente te hapur per te gjitha llojet e sporteve jane te lejueshme.
Aktiviteti ne fjale zhvillohej ne “Kalceto Vlora” pa pranine e tifozeve, ambjent I hapur, me mur rethues qe nuk lejonte grumbullimin e tifozeve. Aty ku cdo dite luajn 8 me 8 futboll, orar pa orar, sepse ligji lejon.
Tek per tek nuk lejon ?
Policia e shtetit ndalon te zhvillohet kete aktivitet bazuar ku…..?
Me urdher te kujt…..?
Dhe ku eshte urdheri….?
Policia vjen edhe thote na kane dhene urdher mos ta lejojme gojarisht disa ore para fillimit te gares. Kur jeni ne dijeni 2 jave para zhvillimit te aktivitetit ne rruge zyrtare nepermjet postes elektronike pse nuk na njoftoni ne kohe per ndalimin e aktivitetit? Ose te pakten 1 dite para, mos te merrnim rrugen per Vlore ?
Kush e paguan koston qe kalon shifren 7.000€ ????
E VETMIA GJE QE KERKOJ ESHTE MOTIVI I NDALIMIT TE KETIJ AKTIVITETI !!!