Pasditen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve, mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një karburanti.
Bëhet me dije se nuk ka të lënduar nga ngjarja.
Dyshohet se autor i këtij akti është shtetasi me iniciale Xh.S.
Ky i fundit është shoqëruar në komisariat nga blutë e qytetit.
Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Krismat e armës në qytetin bregdetar kanë përhapur panik tek qytetarët.