Në seancën e sotme parlamentare është diskutuar vendimi për mbylljen e klubeve të natës pas orës 20:00 dhe opozita parlamentare i ka kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin.
“Qeveria të sillet mirë me artistët se kur ju duhen i merrni për të hapur fushata, ndërsa kur nuk ju duhen i largoni me polici”, tha Zef Shtjefni.
Ndërkoha, mazhoranca e konsideron si domosdoshmëri këtë rregull, si një barrier për të ndaluar përhapjen e virusit.
Ilir Beqja tha se nuk është muzika ajo që vret, por përdorimi i pijeve alkoolike që sjellin mos respektimin e distancës.
“Muzika nuk vret, por zhumra po. Arti nuk bëhet me klube nate. Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijeve alkoolike dhe njerëzit nuk e mbajnë më distancën dhe kur ka aktivitet shtohen stërkalat”, tha Beqja.