• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Investim i rëndësishëm në sektorin e transportit: Biletat do të priten online, nëpërmjet celularit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Investim i rëndësishëm në sektorin e transportit: Biletat do të priten online, nëpërmjet celularit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit  dhe AKSHI ka bërë me dije ditën e sotme se së shpejti do të nisë një investim i rëndësishëm në sektorin e transportit, që do përmirësojë udhëtimin e qytetarëve.

Ky investim do të mundësojë që qytetarët të presin biletat online përmes celularit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto.





Ky projekt do të rrisë cilësinë e shërbimit për udhëtarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, ky investim do të largojë informalitetet në këtë treg, duke i ardhur në ndihmë biznesit të transportit që të ulë kostot dhe të rrisë konkurencën, në të mirë të qytetarëve.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe AKSHI do të zbatojnë së shpejti e-transport për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave në transportin ndërqytetës, si ;

Rrjetit aktual me dublikime, i copëzuar;

Mungesës të së dhënave reale mbi fluksin e udhëtarëve;

Mungesës së funksionimit të terminaleve (edhe në qytetet kryesore);

Mungesës së organizimit të agjensive private;

Mungesës së stacioneve të qëndrimit;

Mungesës së informacionit për pasagjerët mbi linjat dhe oraret;

Tregut informal të shërbimit dhe mundësisë për evazion fiskal;

Shfrytëzimit të ulët të kapaciteteve dhe ndotjes së lartë të mjedisit;

Mungesës së iniciativave lehtësuese për nxitjen e investimeve në flotën e mjeteve;

aksidentet rrugore.

Me anë të këtij projekti synohet t’u jepet zgjidhje këtyre problematikave:

Krijimi i një database elektronike me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e subjekteve të transportit ndërqytetës;

Krijimi i llogarive për shoqëritë e transportit ndërqytetës, Njësisë Menaxhuese të Terminalit dhe Agjencisë së Biletave;

Aplikimi online ne portalin e-Albania për licencim/certifikim;

Monitorimi i subjekteve nëpërmjet migrimit të të dhënave për zbatimin e kushteve të përcaktuara në licencë (oraret, frekuenca, itinerari);

Mundësia e gjenerimit të skemave të subvencionimit të operatorëve;

Përdorimi i të dhënave të e-transport për prerjen e biletave nga agjencitë, aplikacioneve të ndryshme ose pajisjeve të tjera;

Përdorimi i të dhënave mbi fluksin për miratimin e linjave, orareve;

Integrimi me sisteme të treta.

Sa më sipër, projekti e-transport, do të sjellë formalizmin e rrjetit të transportit ndërqytetës duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe turistët. Me anë të dixhitalizimit të këtij procesi, do të behet e mundur prerja e biletës edhe online nëpërmjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur në ketë mënyrë vajtjen në terminalin kryesor dhe gjendjen përpara faktit ku mjeti i transportit që niset në atë orar nuk ka vende të lira.

e-transport do të ndërlidhet në të ardhmen e afërt edhe me sistemin elektronik për menaxhimin e transportit brenda qytetas duke bërë të mundur blerjen e biletave të ndërthurura me një çmim më të lirë se sa blerja e tyre në mënyrë të veçantë.

Sistemi do të ofrojë edhe blerjen e biletave javore ose mujore me qëllim uljen e transaksioneve të kryera nga udhëtari.

Blerja e biletave nëpërmjet një sistemi elektronik sjell:

Formalizim te tregut te transportit ndërqytetës;

Rritje te ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale te taksave;

Lehtësim për udhëtaret ne blerjen e biletave te veçanta ose te ndërthurura;

Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;

Kontroll me efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;

Statistika për numrin e udhëtareve për secilën linje me qellim koordinimin e investimeve te shoqërive te transportit dhe te vete administratës shtetërore.

Projekti e-transport do të sjellë gjithashtu edhe dixhitalizimin e procesit të aplikimit, trajtimit, dhe miratimit ose refuzimit të pajisjes me licencë transporti te shoqërive te transportit ndërqytetës.

I gjithë procesi do të kryhet online, ku tashmë të gjithë qytetaret dhe bizneset janë të ndërgjegjshëm për efektet pozitive që vijnë nga kjo mënyrë ofrimi shërbimi:

Ulje kostosh;

Shërbim me i shpejtë;

Aplikim online nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes se zyrave te institucionit, apo për largësinë qe ka nga zyra e biznesit.

Vlera e përafërt e përllogaritur për implementimin e sistemit e-transport është 138,746,900 leke, dhe në përputhje me dispozitat e VKM-se nr. 710, datë 21 gusht 2013, “Për Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve tё Ruajtjes sё Informacionit, Vazhdueshmërisë sё Punës dhe Marrëveshjeve tё Nivelit tё Shërbimit” mirëmbajtja do të jetë për një periudhe 4 (katër) vjeçare me një vlerë të përafërt të përllogaritur 60,001,333 lekë.

Pas

Pandemia/ Bilanc tragjik: Humbin jetën 3 persona

Para

“Për ata që ankohen”/ Shfaqet ish-kryetarja e FRESH: Shezlongu kushton 8 euro

Para
“Për ata që ankohen”/ Shfaqet ish-kryetarja e FRESH: Shezlongu kushton 8 euro

“Për ata që ankohen”/ Shfaqet ish-kryetarja e FRESH: Shezlongu kushton 8 euro

Të Gjitha

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

nga Fast News
12:30 | 15/08/2025
0

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

nga Fast News
12:00 | 15/08/2025
0

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

nga Fast News
11:27 | 15/08/2025
0

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

nga Fast News
11:22 | 15/08/2025
0

Recent News

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

12:30 | 15/08/2025
Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

12:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar