Teksa vendi ynë po përballet me shifra ende të larta të rasteve me koronavirus, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini theksoi se ky virus është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.
Në një lidhje skype për ‘Neës24’ Tomini ritheksoi faktin se ka tendencë të rritjes së rasteve dhe tek moshat e reja, edhe në këtë kohë kur temperaturat janë të larta (Mendohej se me rritjen e temperaturave, virusi do te ulte agresivitetin)
Po ashtu ajo saktësoi edhe disa paqartësi të shumë bizneseve, si bare, lokale apo dhe restorante, supermarkete, sa i takon mbajtjes së dorezave.
Sipas saj, Komiteti Teknik ka vendosur që të heqë nga protokolli mbajtjen e dorezave. Ajo theksoi se askush nuk mund të gjobitet për këto raste.
Po ashtu ajo pohoi se për 3 javët në vijim parashikohet që të jenë këto shifra të të infektuarve.
‘Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara.
Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë envidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik.
Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë. Një pjesë e madhe e pacientëve të hospitalizuar, janë me sëmundje shoqëruese.
Disa prej tyre janë në gjendje të rënde. Ndaj u vendos dhe hapja e COVID2. Duhet të kemi kujdes, pasi rreziku është i madh.
Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë.
Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave.
Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar.
Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.
Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme.
Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në club-et e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme’, – tha ajo.