Të hënën kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë në vizitë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit e lartë të shtetit dhe të politikës. Ndërkaq vizita e Bashës vjen pas ftesës së Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.
Ndërkohë, gjatë qendrimit në Kosovë Basha do të zhvilloj takime me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.
Ndërkohë, vizita e Bashës në Kosovë zhvillohet në kohë të rëndësishme ku ka rinisur dialogu Kosovë-Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi, por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga pandemia.