Policia e Shodrës ka prangosur një 28-vjeçar, pasi janë zbuluar filmimet ku i riu ka hapur tokën për ta mbjellë me kanabis.
Filmimet Janë kapur me dron dhe helikopter.
“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.
Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.
Finalizohet operacioni policor “Pult”
Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.
Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.
Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.