Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Opozita e Bashkuar: Të gatshëm të flasim me Ramën në Këshillin Politik

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Opozita e Bashkuar: Të gatshëm të flasim me Ramën në Këshillin Politik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të diskutojë ndryshimet kushtetuese, që sipas tyre mazhoranca po kërkon t’i miratojë në mënyrë të njëanshme.

Kryeministri Edi Rama ishte dakord me kërkesën e presidentit Ilir Meta, që të rikthehen në Këshillin Politik dhe t’i diskutojnë ndryshimet kushtetuese.

Rama është është pro hapjes së listave, e propozuar nga opozita parlamentare, por kërkon që me këtë ndryshim të kalojë edhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit,” thuhet në deklaratën e opozitës jashtëparlamentare.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

 

Pas

Vde*ja e 16-vjeçares/ Del raporti mjeko-ligjor, kamerat e sigurisë kapin një detaj të mistershëm

Para

Kadastra jep njoftimin e rëndësishëm: Në këto data regjistrohen pronat në jug

Para
Kadastra jep njoftimin e rëndësishëm: Në këto data regjistrohen pronat në jug

Kadastra jep njoftimin e rëndësishëm: Në këto data regjistrohen pronat në jug

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

nga Fast News
09:00 | 20/03/2026
0

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

nga Fast News
08:30 | 20/03/2026
0

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

nga Fast News
08:00 | 20/03/2026
0

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Recent News

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

09:00 | 20/03/2026
Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

08:30 | 20/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora