Raporti mjeko-ligjor për vdekjen e 16-vjeçares me origjinë shqiptare në Trikala të Greqisë, i cili u publikua sot, flet për “lëndime të rënda të kafkës dhe gjoksit që përputhen me rënien nga një lartësi”.
Ekzaminimi mjekoligjor nuk mund të përcaktojë rrethanat e rënies, megjithatë skenari i vetëvrasjes është i përforcuar. Sidoqoftë, hetimi vazhdon, pasi pritet të zbardhet sekreti i telefonit për të zbuluar se me kë foli Maria, menjëherë pasi doli nga makina e policisë pranë shtëpisë së saj, disa orë para vdekjes së saj.
Në të njëjtën kohë, bisedat e saj në media sociale janë duke u hetuar, në mënyrë që të zgjidhet plotësisht enigma që do t’i përgjigjet pse dhe si vajza përfundoi e vdekur.
Informacioni i ri që del në dritë në lidhje me rastin e vdekjes së 16-vjeçares Maria është tronditës.
Sipas informacioneve nga protothema.gr, 16-vjeçarja Maria ishte në një lidhje dashurie me një oficer policie 26-vjeçar dhe ishte ai që ajo takoi natën para vdekjes së saj.
Vajza 16-vjeçare kishte një takim me oficerin e policisë dhe sipas dëshmitarëve, atmosfera mes tyre ishte shumë e qetë dhe ato dukeshin të lumtur.
Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj: por ata u ndanë, pak para se ajo të mbërrinte në shtëpi, në mënyrë që lagja të mos e kuptonte që e mitura ishte në një lidhje.
Sipas informacioneve nga Siguria e Trikalës, burri 26-vjeçar ka një alibi të fortë pasi siç shihet nga një kamerë sigurie e lagjes së Marias, në orën 3:15 të mëngjesit ai e lë në shtëpia e saj dhe largohet.
Por kamera zbulon një fakt tjetër shumë të rëndësishëm dhe të mistershëm.
Me sa duket, kur polici u largua, 16-vjeçarja merr një telefonatë. Ajo iu përgjigj thirrjes dhe në vend që të hynte në shtëpinë e saj, u kthye dhe u largua. Pyetja është se kush e ka thirrur në telefon dhe pse vajza nuk ka hyrë në shtëpi pas kësaj bisede.
Siguria e Trikalës tani po kërkon të gjejë personin që telefonoi Marian. Biseda e tyre e ka bërë të miturën të largohet nga dera e shtëpisë së saj dhe të shkojë në Kishën e profetit Elias, ku vdiq në mënyrë tragjike.