Një deklaratë shumë e fortë vjen nga mjeku radiolog Renato Osmenaj.
Ai ka hedhur dyshime se në spitalet private në Shqipëri trajtohen pacientë të infektuar nga pandemia.
Sipas Osmenajt është e kotë që të abuzohet me deklaratat se të sëmuret trajtohen vetëm në Spitalin Infektiv dhe atë të Sanatoriumit.
Ai i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet për këtë çështje, si dhe ka dhe një thirrje për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Ogi! Mos i mbaj të sëmurët në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqipëtarët OGI! Ke tre spitale private që kanë të sëmurë me virusin dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u mer me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!”, shkruan Osmenaj në një postim në rrjetet sociale.