Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta në konferencën e sotme me gazetarët ku u shpreh se nëse duan të hiqen koalicionet parazgjedhore ta bëjnë me referendum popullor, ka ardhur dhe reagimi i Ramës.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman.
Ndërsa përsa i përket deklaratës së Metës se nuk duhet të shkojmë drejt modelit lindor, Rama shprehet se ai aktual i Shqipërisë nuk është askund, as në lindje e as në perëndim.
“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”-shkruan Rama.