Deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi ka këmbyer batuta me kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Opozita mesa duket është e vendosur për të votuar ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga mazhoranca.
Por gjithsesi ka një kusht: Të bëhet një kod zgjedhor që të përfshijë depolitizimin e administratës sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Gjatë fjalës së tij Murrizi ka ironizuar Ramën përsa i përket marrëdhënies së tij me kryeopozitarin Lulzim Basha.
“Për herë të parë në fjalimin tuaj zoti Rama që është në stilin gati-gati si imi por më shumë poetik. Ka humor e ironi brenda. Unë dëgjova fjalë të sinqerta. Luli thatë ka bërë teatër, unë besoj se teatrin e keni bërë së bashku. unë nuk të kërkoj të prishës 5 qershorin se është si letër dashurie, mund ta marrësh ta fusësh në kornizë. Me ne i qendron marrëveshjes se e duan shqiptarët,. me Lulin për t’i bërë qejfin Lulit.
Do votojmë atë që është e drejtë, qejfin mund t’ia bësh në një mënytrë tjetër, ka 1 mijë e një mënyra për t’i bërë qejfin dikujt.
Që shqiptarët duan lista të hapura nuk ka lidhje me qejfin e atyre që janë përjashta se nuk i është bërë qejfi kur ishin brenda. Kjo është kërkesë e tre palë zgjedhjeve të shqiptarëve”, tha Murrizi teksa u ndal edhe te hapja e pjesshme e listave.
“Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat. Po të jetë ky qëllimi që 1/3 do mbahen mbyllur (listat) më lejoni t’ju them se për 8 muaj do jemi në zgjedhje. Atëhere nëse do shoh ndonjë burrë brenda 1/3-ën e listës a mund t’i thërras edhe me lejen tuaj, burrneshë?
Unë kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur, jo të fortë.
Që nuk e mashtrojnë elektoratin, të vijnë jo hajdutë, të shkolluar, të zgjuar por jo shkencëtare se ngjit me ne kemi Akademinë e Shkencave. Kush është të konkurrojë dhe të hyjë në një derë 10 metra majtas Kuvendit.
Zoti Rama, unë nuk merrem me ndërkombëtarët, s’kam muhabet me ta.
Në emër të grupit Parlamentar Carcani do i bëjë një letër CSU-së dhe CDU-së t’ia sqarojë cfarë po ndodh në këtë vend, që spo bëhet qameti.
Unë nuk besoj që 5 qershori i heq legjitimitetin parlamentit të Shqipërisë qoftë me 84 qoftë me 94 vota.
Në Kodin Zgjedhor që shqiptarët presin duhet të instalojmë 1000 rekomandimet e OSBE.
Të kalojmë së bashku ndryshimet Kushtetuese që janë kërkesë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe të bëjmë një Kod Zgjedhor ku për herë të parë mbas 31 vitesh të bëjmë një pale zgjedhje që mos osjtim në shtëpi ku janë votat e mia.
Të ftoj të bëjmë Kushtetutën dhe një Kod Zgjedhor për të heq dorën e militantëve nga kutia e votimit”, deklaroi Murrizi.