Pas situatës së rënduar në vendin tonë, ku dita-ditës po shtohen rastet e të infektuarve nga pandemia, ka folur dhe deputeti i opozitës së re Halit Valteri.
Në seancën e sotme parlamentare që po zhvillohet aktualisht, ai ka propozuar që autoritetet shëndetësore të marrin vendim për rritjen e menjëhershme të numrit të testimeve.
Duke iu referuar zërave për mundësinë për të dhënë me koncesionin testet, Valteri tha se nuk ka rëndësi kush e fiton por se duhet të bëhen deri në 3 mijë në ditë.
“Të bëjmë sa më shumë testime. Ta marri kush të dojë atë tender. Të bëhen testime në të gjithë spitalet e Shqipërisë. Se shqiptarët sot kanë frikë nga kjo sëmundje e tmerrshme. Të bëhen nga 2-3 mijë testime në ditë që të shikojmë ku jemi…”, u shpreh deputeti gjatë fjalës së tij.