• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mafia në Durrës, rihapen tetë dosjet që tronditën qytetin

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Mafia në Durrës, rihapen tetë dosjet që tronditën qytetin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ata janë cilësuar viktimat e mafies në bregdet. Autorët s’kanë lëne gjurmë. Tetë dosje do të rihetohen nga policia e Durrësit. Prokuroria e Durrësit ndër vite nuk ka mundur të hedhë dritë mbi zbulueshmërinë e vrasjeve të klasifikuara të tipit mafioz, e që kanë tronditur qytetin bregdetar.

Ky ngërç sipas organit të akuzës ka ardhur si pasojë e mungesës së provave, bashkëpunimit të familjarëve, apo personave që mund të kenë dijeni mbi motivet.

Në këto kushte, ky institucion ka kërkuar sërish mbështetjen e policisë, duke i rikthyer dosjet, me qëllim mbledhjen e informacioneve të reja, të dobishme për prokurorët e çështjeve.

Vrasja e 35 vjecarit Elvis Dedej çeli edhe sagën vrasjeve të tipit mafioz. Mbi të u qëllua me breshëri automatiku. Ishte qershori i 2012-s në kulmin e sezonit turistik. Durrësi u përfshi në panik, krimi ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, tek Shkëmbi i Kavajës.

Një vit më vonë dhe pikërisht muajin shtator të 2013-s ndërtuesi 40 vjeçar Plaurent Cani u ekzekutua. E shkuara e tij kriminale bëri që hetuesit të dyshonin për hakmarrje, ekzekutim nga vrasës me pagesë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

10 ditë nga vrasja e biznesmenit, oficerët e hetimit kriminal u përballën me një tjetër ekzekutim të frikshëm. Nëna e Elvis Dedejt, Fatmira Dedej u gjet e vdekur me plumb në kokë e trup, në garazhin e pallatit ku banonte, në qendër të Durrësit. Në atë kohë policia foli për të njëjtët vrasës që ekzekutuan të birin, por pa mundur t’i identifikojë.

Janari i 2014-s nisi me një ekzekutim, që për nga mënyra e kryerjes ishte i panjohur më herët nga policia lokale. Atë të ekzekutimit me anë të shpërthimit të telekomanduar. Viktima ishte biznesmeni 45-vjeçar Xhemal Çela. Makina e tij u hodh në erë në rrugën e plazhit. Ekspertët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i ndihmonte.

Pa kaluar 6 muaj, një tjetër biznesmen u ekzekutua pak kilometra nga vendi ku u hodh në erë makina e Celës. Kujtim Dyrmishi, nuk mundi t’i shpëtonte atentatit me automatik sapo kishte zbritur nga automjeti.

Vrasja e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushaj, në shtator të 2015 një tjetër krim i rëndë. Por një muaj më vone, në Janar të 2016, merret peng Gazment Çollaku. Jo shumë larg nga vendi ku u ekzekutuan dy të rinjtë, në zonën më të frekuentuar të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantja”.

Më pas ekzekutimi i tij në Krujë, nga persona të kamufluar me uniforma policie, ishte një tjetër ngjarje që rriti pasigurinë në qytet. Në maj të 2016, Shpëtim Shala 38 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba nga një armë “Scorpions” me silenciator në plazh, sapo u nda nga shokët.

Disa nga viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin, ata ishin të implikuar në trafikun e narkotikëve.Policia dyshoi për vrasës profesionistë. Por këto vrasje dhe dosje të pazbardhura siç është vrasja e 18 vjeçarit Mario Curri, apo e volejbollistit Juxhin Guza, nuk kanë autor./abcnews.al

Pas

Familja shqiptare në prag dëbimi, aktivistët danezë i dalin në mbrojtje

Para

Mbi 65 mijë mjek, mësues e ushtarak përfitojnë rritje pagash nga 1 prilli

Para
Mbi 65 mijë mjek, mësues e ushtarak përfitojnë rritje pagash nga 1 prilli

Mbi 65 mijë mjek, mësues e ushtarak përfitojnë rritje pagash nga 1 prilli

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar