Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar intervistën maratonë në Gjyatën e Hagës.
Thaçi ka dalë pas 6 orësh nga zyra e Prokurorisë Speciale. Presidenti ka deklaruar se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve.
“I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.
Mësohet se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë intervistimin e Thaçit ditën e nesërme. Lidhur me zgjatjen e intervistimit, ka folur avokati Arianit Koci.
Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.
“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.