Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare, duke thënë se nuk merr urdhëra për miratimin e Kodit Zgjedhor, as nga Lulëzim Basha e as nga Kuvendi.
Për një moment ai iu drejtua deputetes së opozitës parlamentare Rudina Hajdari duke e paralajmëruar atë dhe kolegët se duhet të bëjnë lëshime, përndryshe do të ikë që aty dhe do të ngelen me deputetët “bio”të Taulant Ballës, siç i cilësoi ai.
“Mos ki merak zonja Hajdari, ti e ke thënë vetë jam sulltan dhe nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, por duhet të përgatiteni të bëni lëshime e jo të shantazhoni Kuvendin se ne ndryshe ikim dhe ne ngeleni me deputët bio të Taulant Ballës. Kjo do ishte dështim shumë i madh për të gjithë dhe nuk mund ta kapërcenim dot në raport me njerëzit dhe Evropën, por jo se është e mirë se na e kërkon Evropa por se është e mirë se na duhet ne”- tha Rama.