Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“S’i kam hyrë njeriu në risk”, Lame tregon se e kanë kërcënuar për ligjin e ri të pronave

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“S’i kam hyrë njeriu në risk”, Lame tregon se e kanë kërcënuar për ligjin e ri të pronave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka folur për ligjin e ri për regjistrimin e pronave, ku ka treguar se është kërcënuar shumë herë, por nuk i ka marrë kurrë seriozisht.

Lame ka qenë i ftuar në emisionin “Ditari” në A2CNN, ka thënë se nuk i merr seriozisht kërcënimet sepse nuk i ka hyrë askujt në risk. Sa i përket ligjit të ri, Kreu i Kadastrës tha se ai do të mbyllë të gjitha proceset 30-vjeçare të pronësimit.

Deklarata e Artan Lames:

Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë. Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen. Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar, por edhe këta nuk arrijnë deri në fund. Unë arsyetoj kështu: nëse nuk i ke hyrë kujt në risk, sepse kushdo e di nëse i takon me të vërtetë ajo që pretendon, duhet të rrish i qetë. Unë kam 20 vite që merrem me këto histori dhe i përmbahem rregullit që nëse nuk i ke hyrë njeriu në risk, nuk ka për të bërë gjë.

Në vitin 1991 nisi ndarja e tokës me ligjin 7501, në 1993 kthimi i tokave te ish-pronarët, më vonë procese të tjera të regjistrimit të banesave dhe oborreve, legalizimet etj. Këto procese nuk janë mbyllur ende dhe ky ligj do të mbyllë të gjitha këto procese. Kadastra nuk është gjykatë, por magazinë e pronave. Njerëzit, në dëshpërimin 30-vjeçar, na drejtohen sikur do të zgjidhim problemet e tyre. Por, problemet zgjidhen ose nëpërmjet ligjit, kur ai është i qartë se kujt i takon prona dhe Kadastra bën regjistrimin; ose me gjyq. Po t’i thuash njerëzve drejtojuni gjyqit, sikur i ke vrarë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Njerëzit duhet të kuptojnë se lëmshi i 30 viteve nuk mund të zgjidhet brenda disa muajsh. Duhet të rregullojmë gjyqësorin, siç po përpiqemi ta bëjmë, dhe atij t’ia adresojmë të gjitha problematikat me pronat. Nuk ka rrugë tjetër. Në sistemin kapitalist, gjyqësori vendos se kush ka të drejtë mes dy personave që kanë konflikt. Por, çfarëdo që të bësh, gjysma do të mbetet e pakënaqur.

Lame foli edhe për çështjen e Kadastrës së Vlorës, ku tha se jemi duke punuar me kurajon për të zgjidhur pisllikun e 30 viteve.

“Po paguajmë marrëzinë e 30 viteve duke pasur kurajon të zgjidhim pisllëkun. Edhe Vlora po përballon marrëzinë e 30 viteve, ka pjesën më të madhe të bregdetit më interesant të vendit, janë vlonjatë dhe nuk kanë durim, por thelbi është që ajo drejtori po vuan problematikat e grumbulluara për 30 vite”, u shpreh Lame.

Pas

“Projekt grabitqar”/ Tabaku flet për ndërtimin e rrugës Milot-Fier: 1 km sa 7-fishi i rrugëve në BE

Para

“Këshilli Politik e ka bërë punën e tij”/ Bylykbashi: Reforma do të votohet

Para
“Këshilli Politik e ka bërë punën e tij”/ Bylykbashi: Reforma do të votohet

“Këshilli Politik e ka bërë punën e tij”/ Bylykbashi: Reforma do të votohet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

nga Fast News
14:52 | 19/03/2026
0

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

nga Fast News
12:00 | 19/03/2026
0

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

nga Fast News
11:44 | 19/03/2026
0

Recent News

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

14:55 | 19/03/2026
Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

14:52 | 19/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora