Ditën e sotme pritej që Greqia të hapte kufirin me Shqipërinë.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se mediat fqinje raportonin vendimin e qeverisë, pavarësisht asaj që deklaronte BE.
Kështu, zv. ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, dha urdhrin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.
Nga guvernatori i Epirit, rajoni i cili kufizohet me Shqipërinë, pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijën, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinës dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabina speciale kontrolli.
Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.