• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kjo Pandemi është vetëm fillimi, zbulohet skema si lëshohen viruset

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Kjo Pandemi është vetëm fillimi, zbulohet skema si lëshohen viruset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia Covid? Ndikimi i saj mbi planet ka qenë shkatërrues, ne nuk e dimë kur (dhe nëse) do të vijë një valë e dytë dhe shumë vende, saktësisht pesë muaj pas shfaqjes së parë të këtij patogjeni të panjohur, ende vazhdojnë të numërojnë të vdekurit. Megjithatë, paralajmërojnë ekspertët, rreziku që viruse shumë më agresivë se Sars-CoV-2 të mund të pllakosin në botën njerëzore, është shumë i lartë.

Richard Leakey e shpjegonte arsyen në mënyrë të përsosur gjatë një interviste me të përjavshmen La Lettura. Leakey është një shkencëtar me famë botërore, i cili për vite me radhë lufton për konservimin e llojeve të kafshëve të rrezikuara. Problemi që qëndron pas gjithçkaje, i njëjti që shkakton edhe shfaqjen e viruseve me origjinë shtazore dhe pandemitë, është presioni i njeriut mbi mjedisin.





“Një numër i madh speciesh po zhduken gradualisht – tha Leakey. Jo vetëm elefantët dhe rinocerontët, por edhe shumë specie të tjera, të mëdha dhe të vogla, që banojnë në pyje dhe thellësi të detit”. Procesi tani është “i pakthyeshëm” sepse “ne jemi shumë dhe duam shumë”. Me fjalë të tjera, njeriu ka pushtuar mbretërinë e kafshëve, duke u zgjeruar atje ku jetonin specie të izoluara.

Rezultati i një kontakti tashmë të ngushtë, një bombe e vërtetë shëndetësore, lehtësoi rrjedhjen (d.m.th. kalimin e një patogjeni nga një specie pritëse në një tjetër) dhe nxori në dritë sëmundje të panjohura. Covid është vetëm më e fundit. Duke u kthyer mbrapa në kohë, vërejmë se si lista është e gjatë: Sars, Mers, Zika, Ebola, Aids. Kafshët e përfshira janë po aq të shumta, mes sigurive, hipotezave dhe supozimeve: lakuriqë, mushkonja, majmunë, deve dhe të tjera.

Shfarosja e kafshëve

Për shkak të presionit të njeriut mbi mjedisin – dhe si pasjë transformimit të habitateve natyrore – shumë specie detyrohen të lëvizin, për të gjetur kushte më të mira për ekzistencën e tyre. “Pandemia e Covid-19 – shton Leakey – rrjedh nga fakti se ne po bëjmë presion ndaj këtyre krijesave, dhe po i detyrojmë të lëvizin në habitate të reja. E bëjmë edhe ne, pse nuk duhet ta bëjnë ato?”

Ndërhyrja në jetën e kafshëve “që veprojnë si rezervuar” për viruset (ose më keq, që i hanë ato) sjell në mënyrë të pashmangshme përhapjen e patogjenëve që jetojnë brenda organizmave të tyre. Prandaj, ekziston një lidhje shumë e fortë midis pandemisë aktuale Covid dhe shkatërrimit të ekosistemeve nga dora e njeriut. Duke u kthyer tek Sars-CoV-1, edhe pse nuk ka siguri absolute, shkencëtarët mendojnë se gjithçka mund të ketë filluar nga një lakuriq nate; virusi më pas ka kaluar te njerëzit përmes veprimit të një bujtësi të ndërmjetëm (mbase një pangolin ose kush e di se çfarë kafshe tjetër), me gjasë të ekspozuar në ndonjë treg të lagësht.

“Na duhet të korrigjojmë arrogancën tonë dhe të kuptojmë se nuk kemi burime të mjaftueshme për t’i ushqyer të gjithë. Ne nuk mund të presim që popullsia botërore të arrijë në 8 ose 9 miliardë dhe të jetojë me burimet që kemi, të cilat edhe kështu janë të pakta, duke qenë se maja është më pak e qëndrueshme, është më ftohtë, më nxehtë dhe nuk ka ujë mjaftueshëm”, thotë Leakey.

Një e ardhme plot risqe

Një tjetër problem i madh që kontribuon në favorizimin e përhapjes është trafikimi i kafshëve të egra. “Nuk jam i sigurt se do të jemi në gjendje t’i japim fund këtyre bizneseve përgjithmonë, sepse ne shesim atë që njerëzit duan. Ne do të duhet të kthehemi në mësimin bazë, që ekziston një kufi në atë që mund të hamë dhe të duam”, tha Leakey. Edhe këtu, nuk ka mungesë shembujsh. Një nga tregtitë që përfundoi nën lupën e autoriteteve kineze – dhe e akuzuar se kishte favorizuar përhapjen e Covid – është blerja dhe shitja e pangolinëve, një biznes shumë i përhapur në të gjithë Azinë Juglindore.

Sa për viruset e reja, domethënë ato që do të vijnë pas Sars-CoV-2, shkencëtari ka guxuar të bëjë një parashikim: “Viruset po ndryshojnë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos shfaqet një i ri, edhe më i keq. Covid-19 nuk është pandemia e fundit që do të shohim”. Çfarë mund të ndodhë? Vështirë të thuhet, edhe pse hipotezat nuk mungojnë.

“Për shembull – ka sqaruar Leakey – ne e dimë që thërrmijat e plastikës në ujë, hahen prej peshqve: e imagjinojmë dot çfarë efekti do të mund të kishte një patogjen, që do të mësonte të lidhej me plastikën?”

Vaksina? Mund të mos jetë një shpëtim, sepse “kur të kemi gjetur një vaksinë, pas një minute do të dalë një tjetër virus prapa qoshes, i gatshëm për të gjetur një rrugë që të na infektojë”. / Il Giornale – Bota.al

Pas

Lëvizje e bujshme, mesfushori i kombëtares drejt transferimit te klubi i madh turk

Para

Dorëheqje nga presidenca? Çfarë do të deklarojë Thaçi sonte në mbrëmje

Para
Hashim Thaçi shtrohet me urgjencë në spital

Dorëheqje nga presidenca? Çfarë do të deklarojë Thaçi sonte në mbrëmje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar