Është anuluar takimi mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohej ditën e sotme në Uashington, për të arritur dialogun mes dy shteteve.
Mesa duket SHBA-ja nuk ka ndërmend të heqë dorë. Përmes të dërguarit special të presidentit Donald Trump, Richard Grenell, i cili ka shpërndarë statusin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që njoftonte anullimin e vizitës në SHBA, thotë se mezi pret të ricoaktohet takimi i ri.
Postimi i Grenell:
Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti.
Ditën e sotme do të zhvillohej takimi mes Vuçiç dhe Hotit, por pasi u tërhoq Thaçi ky takim u anullua. Kjo sepse edhe kryeministri Hoti e anulloi vizitën e tij në SHBA.