Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka dalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër akuzave të ngritura nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila akuzon presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sit ë dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Rama është duartrokitur nga i gjithë Kuvendi, por e vetja që ka replikuar ka qenë deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, që tha se ishte një fjalim prekës, por hipokrit.
Ndër të tjera, Hajdari u shpreh se nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit, pork jo deklaratë e saj është injoruar nga Rama, i cili është larguar nga salla.
Më pas ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili i tha se kjo është ndërhyrja më e gabuar që ka bërë ndonjëherë deputetja.
Debati i plotë:
Ruçi: (Pasi Rama duartrokitet) Besoj se duartrokitjet është shprehje dakordësisë së plotë për ngjarjen e ditës së sotme. Mendoj ta mbyllim.
Hajdari: Ishte vërtet një fjalim i duhur dhe padyshimk na preku të gjithëve dhe për këtë s’mund të themi asgjë. Arsyeja pse mora fjalën është për të thënë se Rama mbajti një fjalim prej një ore më keq se Fidel Kastro vjen këtu e zë foltoren për një orë.
Hipokrizia më e madhe në këtë Kuvend nuk është vetëm e Ramës por e çdo kryeministri.
Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit për personat e internuar, ku kanë vdekur fëmijë dhe nëna. Pa patur asnjë nga ata në burgje. Më vjen keq që ne si kemi gjetur ata xhelatë që ti fusim në burgje. Në ia kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që ia ka bërë Serbia kosovës ne ia kemi bërë vendit tonë.
Prandaj mos ju vijë keq, duhet ta shikojmë të shkuarën tonë dhe mos kemi turp por të ngremë kokën lart dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovën.
Ruçi: Me keqardhje zonja Hajdari më vjen keq të them se ke bërë ndërhyrjen më të gabuar dhe në kohën më të gabuar me fjalët më të gabuara. Unë kam qenë dëshmitar…