Vijon thirrja e autoriteteve përsa i përket masave që duhet të marrin qytetarët për mbrojtjen nga COVID19.
Së fundmi është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që ka bërë një apel, ku sipas saj duhen respektuar masat, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta.
Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.