Pas infektimit me COVID19 të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina, një deklaratë shumë e fortë vjen së fundmi nga regjisori i njohur Bujar Kapexhiu.
Sipas tij infektimi i dy vëllezërve mund të jetë bërë me urdhër nga politika.
Këtë gjë ai e ka deklaruar mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në programin “360 gradë”.
Kështu, Kapexhiu hedh hije dyshimi se ky skenar mund të ketë qenë me qëllim.
Regjisori shtoi se injektimi i virusit mund të jetë bërë për ti goditur politikisht, por jo nga një mjek por persona të tjerë të administratës.
”Kjo është bërë vetëm në mënyrën politike, vetëm për t’i goditur këta të dy që ishin mbrojtësit e Teatrit, që ishin frymëzues, që ishin nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firma për të ndërtuar teatrin ashtu siç ishte. Kjo është për t’i shtënë frikën të tjerëve që mos ju afroni këtyre njerëzve se këta do ju ngjisin koronën, pra ishte një sulm i menjëhershëm.”- tha Kapexhiu.
Më tej regjisori përforcoi idenë e tij teksa theksoi se: “Unë e besoj nga politika. Politika e bën këtë gjë. Vetëm nuk e besoj se injeksionin do ta bëjë mjeku, jo. Këta do marrin një person tjetër, e veshin me të bardhë dhe ai shkon e bën atë.
Ky është skenari. Mjeku nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Kurse punonjësi ose roja e administratës vishet me bluzë të bardhë, shkon ja bën injeksionin dhe nga roje bëhet drejtor drejtorie”.