• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Trump me ‘dorë të hekurt’: Ja deri kur zgjat pezullimi për emigrimin dhe cilat janë vizat që nuk do jepen

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Trump me ‘dorë të hekurt’: Ja deri kur zgjat pezullimi për emigrimin dhe cilat janë vizat që nuk do jepen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Presidentit Trump njoftoi se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit.

Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

Administrata e justifikoi veprimin, duke e quajtur atë një mënyrë për të liruar vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga koronavirusi. Një zyrtar i lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të lironin deri në 525,000 vende pune për amerikanët.

Ndalimi, megjithëse i përkohshëm, do të sillte një ristrukturim të madh të sistemit të imigracionit të ligjshëm nëse do të bëhej i përhershëm, një qëllim që administrata e shmangu para pandemisë. Grupet e biznesit i kishin bërë presion të madh për të kufizuar shtrirjen e këtyre masave, duke thënë se shumë prej punonjësve të tyre janë thelbësorë.

Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlen për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.

Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B, tha zyrtari. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja lëshimit të kartave jeshile, megjithëse përjashtimet për këtë grup do të jenë më të ngushta.

Presidenti Trump vendosi një ndalim 60-ditor ndaj lëshimit të kartave jeshile jashtë vendit në prill, që pritej të skadonte të hënën. Ky njoftim, i cili kishte në shënjestër kryesisht anëtarët e familjeve të shtetasve amerikanë ose atyre me qëndrim të përhershëm në vend, tërhoqi një reagim çuditërisht të ftohtë nga kundërshtarët e ashpër të imigracionit, të cilët thanë se presidenti nuk shkoi mjaft larg.

Hapat e rinj për të përfshirë vizat jo-imigruese përmbushin dëshirat e shumë kundërshtarëve të ashpër të imigracionit, por jo të gjithëve.

Ngrirja e lëshimit të vizave jashtë vendit hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet e tjera, përfshirë kufizimet në lëshimin e lejeve të punës për azilkërkuesit, do të kalojnë përmes një procesi zyrtar të krijimit të rregullave merr një muaj kohë.

Administrata po propozon një mënyrë të re për dhënien e vizave H-1B, të cilat kanë një numër të kufizuar prej 85,000 sosh në vit dhe përdoren nga gjigantët e teknologjisë indiane, si dhe kompanitë Amazon Inc., Microsoft Corp. dhe Apple Inc., tha zyrtari. Administrata dëshiron t’i lëshojë ato bazuar në pagën më të lartë të aplikuesve në vend të lotarisë.VOA

Pas

Çfarë pritet pas pandemisë? Për 7 vite u larguan nga Shqipëria më shumë se tre breza mjekësh

Para

“Vjeshta dhe dimri do na përballë me dy sëmundje” Paralajmëron Bino: Duhet të përgatitemi për më të keqen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Recent News

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

08:30 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar